Prej sot qytetarët mund të gjejnë dhe ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre
Lexohet për: 2 min.
403344493_370316085445025_5098056954616128971_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lansuar platformën “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit”, me ç’rast të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në Republikën e Kosovës, do t’iu mundësohet të gjejnë dhe të ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre.

Në konferencë për media u tha se shërbimi i KQZ-së “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit”, do të jetë i përhershëm.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se ky institucion është duke punuar në përgatitjen e akteve nënligjore dhe Rregulloreve Zgjedhore për administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Ai shtoi se ky proces, do të përfshijë regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, emërimin e trupave zgjedhore, listën votuesve, certifikimin e subjekteve politike dhe çështje të tjera.

"Duam që si institucion t’i shërbejmë rritjes së integritetit të procesit zgjedhor", tha ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ndër të tjera, Radoniqi potencoi se angazhimi i KQZ-së në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, do të jetë i përhershëm.

Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se edhe gjatë viteve jo zgjedhore, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi që të njoftohen lidhur me qendrën e tyre të votimit, derisa potencoi se nëse duan mund të kërkojnë ndërrimin e saj brenda komunës.

“Që nga dita e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë shërbimin për qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Republikën e Kosovës, përmes së cilit bëhet e mundur që ta gjejnë dhe ta ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre”, theksoi Elezi.

Elezi potencoi se platforma “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit” është vendosur në ueb faqen e KQZ-së: kqz-ks.org ose në eomp.kqz-ks.org.

Ndërkaq, përveç platformës ‘online’, ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet edhe në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, varësisht se nga cila komunë është votuesi.

&t=1s
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025