Në Ditën Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale është diskutuar për praktikat rajonale në trajtimin dhe ndëshkimin e këtyre krimeve.
Nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina kanë folur përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të cilët u ndalën nw legjislacionin në fuqi, por edhe kompensimin për traumat e luftës.
Gjyqtarja në Gjykatën e Lartë Penale në Kroaci, Ljiljana Stipisiq, tha se viktimat atje merren vetëm një herë në pyetje për procesin gjyqësor.
Po ashtu, viktimat e dhunës seksuale në Kroaci kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim sipas Ligjit për Drejtat e Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kroaci.
“Shuma është prej 13 deri në 20 mijë euro dhe mund të marrin edhe një pagë mujore diku 414 euro. Kjo mund të bëhet në raport me kryerësin e panjohur, që është shumë me rëndësi sepse mbrohet kështu viktima. Ajo që është me rëndësi është mënyra e marrjes në pyetje, dëgjimit dhe pjesëmarrja e personit me besimin e saj”, shtoi ajo.
"Në Bosnje dhe Hercegovinë nga Trial International, bisedojmë me kolegë që stigma po rritet, ajo nuk po zvogëlohet sepse me kalimin e kohës për vet faktin që jo të gjitha lëndët janë kryer, kemi një numër të madh të të mbijetuarve edhe gra edhe burra të cilët kurrë nuk kanë treguar se çfarë u ka ndodhur, ndoshta edhe nuk do ta trajtojnë kurrë. Kemi në Bosnje mes 20-50 mijë të këtyre rasteve, sepse në Bosnje e kemi Ligjin për të dy entitetet ku Trial International e ka rolin e madh për viktimat civile dhe të mbijetuarit e Dhunës në Familje por edhe fëmijët të lindur si akt i dhunimit në luftë. Vet hyrja në këtë ligj për të mbijetuarit shkakton trauma të madhe”, u shpreh ajo.
"Është e vështirë fjala e viktimës përballë kohës, frikës, heshtjes, stigmatizimit. Këto ishin çështje që kishin të bënin me aspektin personal të viktimës, të cilat patën ndikim të madh në trajtimin e këtyre çështjeve. Na dolën sfida profesionale, sfida brenda gjyqësorit, kaloi një kohë e gjatë dëshmitë filluan të zbehen. Disa prej tyre nuk ishin gjallë. Sigurimi i provave ishte shumë i vështirë. Gjykata filloi nga e para pas gati 20 vitesh. Kjo ishte një sfidë jashtëzakonisht e madhe. Mirëpo, me punën që ka bërë ky departament edhe pse me kapacitete të cunguara, por mendoj që duhet atij departamenti t’i ngritën kapacitetet qoftë profesionale, financiare por edhe mbështetje logjistike deri në maksimum nëse ne dëshirojmë të trajtojmë këto raste pa vonesë me profesionalizëm dhe të profilizohen gjyqtarët në këtë fushatë”, përfundoi ai.
Për herë të parë publikisht për tmerrin e përjetuar rrëfeu Vasfije Krasniqi në vitin 2018. Më pas, Shyrete Tahiri ka dorëzuar publikisht pranë Prokurorisë Speciale kallëzimin penal për rastin e saj.
Ramadan Nishori nga Drenasi, është burri i parë që foli publikisht për dhunimin seksual, pikërisht më 14 prill të vitit të kaluar që njihet si Dita Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale. /Sh.Pajaziti