Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita, për furnizimin me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Enveri Dugolli gjatë një konferencë për medie me ç’rast tha se në këtë seanca nuk marrin pjesë për shkak të shantazhit të partive opozitare për shkarkimin e shefes së grupit parlamentarë të LVV-së, Mimoza Kisari-Lila.
“Ushtria e Kosovës as nuk është pa bukë dhe as nuk do të mbetet pa buke e opozita do të vazhdoj të bëjë zhurmë për oligarkët Beni Donen”, tha ai.
E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci tha se kjo ministri nuk i ka dhënë kontratën “Beni Dones”, kompani që 15 vite ka pasur monopol.“Ky proces pritet të përfundoj më sa largu brenda 60 ditë koncepti i veteushqyerimës nuk do të këtë kthim prapa, nuk do të ketë më tender”, tha ai.
Edhe deputeti Dugolli tha se tashmë ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për punësimin e 100 kuzhinerëve dhe staf mbështetës dhe do të vazhdoj koncepti i vetëushqyerjes.