Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, në të cilën do të shqyrtohej peticioni i Sindikatës së Policisë se Kosovës. Kjo për shkak se munguan deputetët nga mazhoranca.
Megjithatë, kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje bashkë me deputetët e tjerë të opozitës që ishin prezent, vendosen që të mbajnë dëgjim publik.Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka renditur sërish kërkesat e Policisë që janë të shkruara në peticion.
Zeqiri mes tjerash ka propozuar që mos të bëhen shkelje ligjore në këtë drejtim, pasi siç tha ai, detyrohen që me vendimet e Gjykatës t’i realizojnë të drejtat e Policisë.
Hoti ka bërë thirrje që mos të bëhet kauza politike mbi Policinë e Kosovës.
Me këtë u pajtua edhe deputetja, Balje. Ajo bëri thirrje qeverisë të marrë me seriozisht kërkesat e Policisë së Kosovës.
Në mbledhje ishin edhe deputetet, Marigona Geci nga LDK dhe Albana Bytyqi nga AAK. Ndërsa, pesë deputetët e grupi parlamentar të LVV-së, Arjeta Fejza, Fatmire Kollçaku, Labinotë Demi, Drita Millaku, Nasuf Bejta, munguan në mbledhjen e këtij komisioni.