Portugezi i njohur nuk largohet nga Manchester United
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesi i Portugalisë, Bruno Fernandes, ka pranuar të vazhdojë bashkëpunimin me Manchester United.

Kapiteni i Djajve të Kuq është vendosur si një lojtar vendimtar që kur mbërriti në Old Trafford në janar 2020.

Fernandes do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2027 dhe klubi do të ketë mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për 12 muaj të tjerë. Kontrata aktuale e lojtarit portugez skadon në vitin 2026.

Manchester United më pas i pagoi Sportingut 65 milionë euro si kompensim dhe Bruno më parë ka luajtur për Sampdoria, Udinese, Novara dhe Boavista.

Fernandes është shtylla e skuadrës në çfarëdo gjendjeje dhe është e vetmja vazhdimësi në radhët e United që kur iu bashkua klubit të famshëm anglez.

Portugezi luajti 233 ndeshje për Djajtë e Kuq, duke shënuar 79 gola dhe duke regjistruar 66 asistime.

United hap sezonin e Premier Ligës ndaj Fulham të premten në Old Trafford. /SkyNews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024