Portugalia ka bërë publike listën prej 26 lojtarëve të ftuar që do ta përfaqësojnë kombëtaren në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pa dyshim, listës i prin superylli Cristiano Ronaldo, ku për sulmuesin e Manchester United ky mund të jetë Botërori i fundit në karrierë, raporton KosovaPress.
Rafael Leao i Milanit është i përfshirë gjithashtu, së bashku me mbrojtësin veteran, Pepe, ndërsa lajm jo i mirë është mungesa e ylli të Liverpoolit, Diogo Jotas, i cili nuk do të paraqitet në këtë Kupë të Botës shkaku i lëndimit.
Në “Katar 2022” do të mungojë edhe ylli i Paris Saint-Germain, Renato Sanches, i cili nuk ka pranuar ftesë nga trajneri.
Portierë: Diogo Costa, Rui Patricio, Jose Sa;
Mbrojtës: Joao Cancelo, Diogo Dalot, Pepe, Ruben Dias, Danilo Pereira, Antonio Silva, Nuno Mendes, Raphael Guerreiro
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Joao Felix, Rafael Leao, Ricardo Horta, Andre Silva, Goncalo Ramos