Portieri i befasisë së EURO2024 refuzon transferimin në Bayern
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili bëri përshtypje në kampionatin evropian dhe në mënyrë të papritur kaloi në fazën 1/8 me ekipin e tij.

Ai pati pesë pritje në humbjen 1:3 ndaj Turqisë, çmendi Çekinë në barazimin 1:1 me 11 pritje dhe më pas ndaloi Portugalinë pesë herë të tjera në fitoren 2:0.

Edhe pse pranoi katër gola nga spanjollët, ai ishte sërish i shkëlqyer me nëntë tentime të bllokuara kundër, për shumë, favoritit më të madh të garës.

Vlerësimi mesatar nga Sofascore pas katër ndeshjeve është 8.15 dhe vetëm Fabian Ruiz me 8.77 është lojtari më i vlerësuar i turneut.

Mamardashvili ka kontratë me Valencian deri në verën e vitit 2027. Raportohet se për shërbimet e 23-vjeçarit, pas Chelsea dhe Newcastle, interesim ka shprehur edhe Bayern.

Vetëm dy vjet më parë, Valencia pagoi 850 mijë euro që ta sillte Mamardashvili nga Tbilisi dhe sot sipas Transfermarkt ai kap vlerën 35 milionë, por nuk dëshiron të ndërrojë klubin.

"Bayern ka ende portierin më të mirë në botë. Një transferim atje nuk më duket i mundur për momentin. Do të shkoja vetëm nëse mund të luaja. Nëse nuk është kështu, atëherë nuk do të shkoja", tha Mamardashvili për një transferim i mundshëm në Munih.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024