Policia shpall në kërkim Korab Gashin, i arratisuri në grabitjen e argjendarisë në Suharekë
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Korab (Zeqir) Gashi, i lindur më 1 mars 1982, i cili ndodhet në arrati, për shkak të grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor më datën 22 nëntor 2023 në një argjendari në Suharekë.

Organet e drejtësisë kanë lëshuar fletarrest për Korab Gashin, i lindur në Prishtinë, me numër personal 1014599319.

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, nga një muaj paraburgim për 4 persona - KosovaPress

Për identifikimin dhe arrestimin e tij policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e policisë. Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose përmes e-mail adresës elektronike: [email protected]

Ndryshe, Korab Gashi arriti të arratiset dy javë më parë nga aksioni i policisë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë. Gjatë konfrontimit me policinë, mbeti i vrarë vëllai i Korabit, Dukagjin Gashi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024