Policia sekuestron lëndë narkotike e armë në një fashat të Gjilanit, arrestohet shtetasi i Maqedonisë
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, pas hetimeve të zhvilluar ndaj një të dyshuari, dje kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrolli.

Sipas Policisë, ata kanë kryer kontrolle në katër lokacione me qellim të sigurimit të provave materiale, pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës.

“Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2407.6 gram (2.4 kg)-lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroinë, 6.8 gram-lëndë narkotike dyshohet të jetë marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore dhe një sasi e municionit kalibrash të ndryshme.  Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje,  i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarëve policore dhe ndodhet në arrati. Lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera për shkak të kompetencave lëndore. Substancës se dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv. Lidhur me gjitha veprimet e ndërmarra nga DHTN-Gjilan është njoftuar Prokurorja e Shtetit nga PTHDKR-Gjilan”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024