Policia e Kosovës gjatë një bastisje ka gjetur narkotik, armë zjarri dhe municion në Leposaviq. Sipas policisë, në fshatin Zamenicë Komuna e Leposavicit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Gjashtë qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram, një pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë, katër karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë, dhe një radiolidhje.
“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës", thuhet në njoftim.