Policia sekuestroi tri mjete të rënda
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore e Policisë së Kosovës në bazë të planit operativ “Lumbardhi”, në fshatin Leshan të Komunës së Pejës ka ndaluar një kamioni duke transportuar rërë-zhavor.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit është vërtetuar se ngarkesa e zhavorit dyshohet se është nxjerrë ilegalisht afër lumit Lumbardhi.

“Njësiti kompetent së bashku me inspektorë të agjencionit, komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, inspektorë nga ministria e mjedisit planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe inspektorët komunal të Pejës, kanë dalur në vendin e ngjarjës me ç‘rast kanë arrit që ti ndalojnë së punuari dhe në koordinim me prokurorin kujdestar të PTH - Pejë, është inicuar "Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i  Mjedisit". Lidhur me rastin dy mjete të rënda  kamion dhe një ngarkues-bager, janë  sekuestruar deri në një vendim tjetër, përderisa rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024