Bastisje, sekuestrohen armë dhe municion në Skenderaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bastisje, sekuestrohen armë dhe municion në Skenderaj
Bazuar në informatën e pranuar se një person ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë, hetuesit policorë në Skenderaj kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe si rezultat është identifikuar dhe lokalizuar personi i dyshuar.
Sipas njoftimit, dje, mbi dyshimet e bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë: tri armë të shkurta (pistoleta), dy armë të gjata dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet po ashtu se ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.