Policia në veri pengohet nga dy vetura pa targa në kapjen e një kamioni me mallra kontrabandë
Lexohet për: 1 min.
Policia-e-Kosovës-2021-4-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sonte në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të Mitrovicës, përderisa zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandë mallrash, gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, janë penguar nga dy automjete civile pa targa.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabandë mallrash”, thuhet në njoftim.

Për më tepër, policia njofton se lidhur me rastin janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitarë, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025