Policia në Kaçanik me plan operativ "Mbrojtja e Pyjeve"
Lexohet për: 2 min.
policia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në malet e fshatit Dubravë të Kaçanikut, policia ka gjetur sasi të drunjëve që ishin prerë nga dy persona të njohur për policinë, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka nisur kërkimi i tyre. Ndërsa rrugës kanë ndaluar edhe katër persona me automjete, që dyshohej se ishin duke shkuar për të dëmtuar malet e Parkut Kombëtar "Sharri".

Rasti ka ndodhur dje pasdite, ku Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ndaj tyre për dokumentacion të parregullt ka shqiptuar: një gjobë pa patent shofer dhe tri gjoba pa regjistrim të automjeteve dhe u ka konfiskuar targat.

“Është njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë konfiskuar drunjët, ndërsa janë konfiskuar edhe dy qerre, një motorsharrë, 2 sopata dhe pajisje tjera për tërheqjen e drunjëve. Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve. Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024