Policia në Ferizaj shqipton rreth 5 mijë gjoba në trafik gjatë muajit nëntor
Lexohet për: 2 min.
Gjoba
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjatë muajit nëntor 2023, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4841 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 120 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë tejkalim i shpejtësisë, 1894 gjoba, mos përdorimi i rripit të sigurisë, 514 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,  268 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 201 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 186  gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 168 gjoba.

Po ashtu, për tejkalim në vijë të plotë janë shqiptuar 33 gjoba, mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues – 19, kyçja e parregullt në rrugën kryesore - 16, drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit - 15 dhe të tjera 1527 gjoba.

Një qytetar kreu pagesë me 500 monedha nga 2 euro false, policia nis hetimet - KosovaPress

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te ngasësit e automjeteve që të bëjnë kujdes, ndërsa fton qytetarët të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024