Policia në aksion, identifikohen 77 lëmoshë-kërkues nga Kosova e Shqipëria
Lexohet për: 1 min.
PoliciaeKosoves1
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar planin operativ "Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit prill 2024”. Plani operativ është zbatuar në të gjithë territorin e Kosovës, në periudhën 15-27 prill 2024 nga të gjitha Njësitet rajonale të DHTQNJ-së, prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendrën për punë sociale, Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.

Me këtë rast janë identifikuar 54 lëmoshë-kërkues nga Kosova, prej të cilëve 22 të moshës madhore dhe 32 fëmijë, si dhe 22 lëmoshë-kërkues nga Shqipëria, prej të cilëve 15 të moshës madhore dhe shtatë fëmijë. Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person të dëbuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024