Policia me rroba civile në aksion kundër përdorimit të telefonave në automjet
Lexohet për: 1 min.
288865203_320750243598574_6620943825146543578_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një aksion i koduar ‘’Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit’’. Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet në bashkëpunim të policisë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe policisë me uniformë nga stacioni policor i Ferizajt.

Sipas Policisë, një patrullë e policisë me rroba civile, në lokacione të ndryshme identifikon shoferët të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, me theks të veçantë, duke e përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe lajmëron patrullën policore e cila është me uniformë.

“Pas identifikimit të kudërvajtësit, i njëjti ndalohet nga policia me uniformë dhe i shqiptohet gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe ka synimin që të parandohen aksidentet në komunikacionin rrugor, ngaqë kundërvajtjet e tilla shpeshherë kanë shkaktuar edhe aksidente. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos e përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025