Njësia policore kufitare, në piken statike tek ura e Bistricës në Zveçan, ka parandaluar një rast kontrabande me emigrantë.
Bëhet fjalë për rastin me dy automjete që drejtoheshin nga kosovarë dhe në të cilët kishte shtetas të Sirisë dhe Egjiptit.“Njësia policore kufitare, në Piken Statike tek ura e Bistricës në Zveçan, më 21.07.2023, në ora 02:00, kanë ndaluar dy automjete me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga: A.S., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar) dhe G.Sh., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar). Policia gjatë kontrollit të automjeteve, ka vërejtur se në to ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit (emigrantë), të cilët po shfrytëzonin vendin tonë si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu.
Me aktvendim nga prokurori dy të dyshuarit e lartcekur, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.