Policia kontrollon dy lokacione në Prizren, dy të arrestuar
Lexohet për: 1 min.
arrestime
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Policia sonte ka informuar se gjatë kontrollit në dy lokale në Vlashne dhe në Zhur, është gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë.

“Policia ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur, pronë e të dyshuarve A.A., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe E.A., (viti i lindjes 1997 mashkull kosovar). Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë. Për këtë janë njoftuar hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren. Nga aty janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Pos kësaj janë sekuestruar edhe dëshmi tjera.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Policia ka iniciuar dy raste ndaj të dyshuarve, ka intervistuar të njëjtit dhe me aktvendim nga prokurori do të dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025