Policia konfiskon para false në Prishtinë e Suharekë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Policia e Kosovës njofton se një qytetare në Suharekë ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro.
Sipas policisë paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme
“Suharekë 05.12.2023-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Po ashtu sipas policisë në Prishtinë, ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. "Paratë e dyshuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme", thuhet në njoftim.