Policia konfiskon monedha të falsifikuara, arrestohet një i dyshuar
Lexohet për: 1 min.
393215257_627622219578040_7471901009072828138_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës është njoftuar dje (17.10.2023) se në një bankë në Graqanicë, nga klient të ndryshëm janë deponuar një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Menaxheri i bankës ka njoftuar se kanë identifikuar 1694 euro të falsifikuara në monedha të ndryshme nga 1 euro deri 100.

Policia ka konfiskuara monedhat që dyshohen si të falsifikuara.

“2x100 euro , 5x50 euro, 6x20 euro, 561x2 euro dhe 2x1 euro janë konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërkohë pe të martën në një tjetër rast në Prishtinë policia ka arrestuar një të dyshuar për falsifikim të monedhave.

Gjatë kontrollit në makinën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 980 euro (490x2) që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024