Policia konfiskon mbi 3600 kg material piroteknikë në një ish-fabrikë në Bërnjak
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, Policia e Kosovës, më datë 2 prill 2024, në fshatin Bërnjak në një objekt, ish-fabrikë, ka identifikuar disa automjete ku në njërin prej tyre ka pasur dyshime për materiale ilegale. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kilogramë.

Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme. Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025