Policia konfiskon 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të veriut
Lexohet për: 1 min.
sokoli-foto
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani i cili bëri të ditur se për këtë rast nuk ka asnjë person të arrestuar.

Policia e Kosovës sot paradite ka ndërhyrë në dy shëtpi në Mitrovicën e Veriut dhe ka konfiskuar 59 makina për prodhimin e kriptovalutave.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën “Çeta e Minatorëve” dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranuar këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024