Policia kërkon Slavisha Filiqin, dyshohet për krime lufte në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
slavisha
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Siç bëhet e ditur, i kërkuari është Filiq (Vojislav) Slavisha, i lindur më 25 korrik të vitit 1963.

“Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës, bazuar në ligj  06-L091 i  ndryshuar dhe plotësuar ne KPP-e ne ligjin 04-L123, neni346/A pika  4.3. pas dështimit të arritjes së qëllimit ,sipas paragrafin 4.1. dhe 4.2  publikon Urdhër për Shpalljen ne Kërkim të Pandehurit 

Personat e shpallur ne kërkimi:

1. FILI? (Vojislav) Slaviša - dl.25.07.1963

I  pandehuri është duke u kërkuar për veprën penale:

Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- Sektori per Hetimin e Kriveve te Luftes  tel.044 220 106

- Qendra Operative –DDP  tel.044 500 404

- E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024