Policia jep detaje për të arrestuarin e personit të katër për vrasjen e Liridona Ademajt
Lexohet për: 2 min.
-640-0-liridona-dhe-naim-murseli-1701468859
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë edhe të dyshuarin e katërt për rastin e vrasjes së rëndë të Liridona Ademajt.

Sipas Policisë, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar mbrëmë në orën 20:18 dhe lidhet me vrasjen e rënë të ndodhur më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.  

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kurse, më së largu nesër pritet të mbahet seanca fillestare, në të cilët do të vendosët nëse të dyshuarit do t’i caktohen 30 ditë paraburgim.

Përndryshe, KosovaPress ka mësuar se dorasi Granit Plava është kthyer dy ditë para vrasjes në Kosovë, pasi ai ishte duke punuar në një kompani ndërtimore të Kosovës në Mal të Zi, ku edhe banonte.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin Granit Plava, dhe Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Pak orë më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

Në periudhën 2010-2022 në Kosovë janë vrarë 50 gra. Rastet e dhunës në familje mund të raportohen në numrin 0800 19 999.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024