Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
shirtiii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në rrugën “27 Nëntori”, në Prishtinë.

Sipas raportimeve, të njëjtit janë qëlluar nga persona të panjohur nga një veturë në lëvizje.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se edhe njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve.

Bëhet e ditur se ky i fundit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë 03.10.2023-19:42. Është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë.  Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë  dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.  Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

 Rasti në procedurë hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024