Stafi në hotelin e Buenos Aires, ku Liam Payne ra për vdekje, po hetohet për furnizimin e yllit të One Direction me narkotikë në ditët para tragjedisë.
Një pastruese dhe një anëtar tjetër i stafit thuhet se kanë fshehur narkotikët në kutinë e një sapuni, të cilën detektivët e gjetën në dhomën e 31-vjeçarit pas vdekjes së tij.
Detektivët gjithashtu e kanë marrë në pyetje një anëtar të stafit të hotelit për rolin e tij të mundshëm në vdekjen e Payne.
“Ishin dy djem në hotel që po i jepnin drogë Liam-it”, ka zbuluar një mik i ngushtë i Payne.Përfaqësuesit e hotelit deri më tani kanë refuzuar të komentojnë rastin. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë e Argjentinës ka kërkuar ekzaminimin e plotë toksikologjik përpara se trupi i pajetë i Payne t'i lirohet familjes për riatdhesim në Britaninë e Madhe, gjë e cila mund të zgjasë deri në 15 ditë derisa të dihen rezultatet e plota.
Këngëtari vdiq nga plagët e shumta pas rënies nga kati i tretë i hotelit, por hetuesi kryesor, prokurori Marcelo Roma ka kërkuar analiza histopatologjike, biokimike dhe toksikologjike, për të konfirmuar nëse Liam Payne ishte i droguar dhe i dehur.