Policia e Shqipërisë ka publikuar raporton e 24 orëshit të fundit, në të cilin kanë paraqitur operacionet që kanë ndermarrë në disa qytete duke përfshirë Vlorën, Elbasanin, Dibren e Korçën.
Nder operacionet kryesore që ata kanë realizuar janë, megaoperacioni policor i koduar “Indoors”, në Vlorë, goditi veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në 3 ambiente të mbyllura në Vlorë e Selenicë, ku u sekuestruan 11 kg kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që shërbenin për të kultivuar bimë narkotike, në ambiente të mbyllura. 6 shtetas u arrestuan, ndërmjet tyre 4 punonjës të OSHEE-së.
Tutje në Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, u goditën një rast i lojërave të fatit dhe një rast i tregtimit të pijeve të kontrabanduara, në një lokal. 1 shtetas u vu në pranga, 1 u shpall në kërkim, 3 të tjerë janë në hetim.
1 shtetas që tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, u kap dhe u vu në pranga nga Policia Kufitare në PKK Qafë Morinë kurse në Dibër u godit 1 tjetër rast i kontrabandës, për të cilin nisi procedimi penal për 2 shtetas, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton KosovaPress.