Policia e Kosovës e Prokuroria Speciale kanë dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot ku u arrestua zëvendëssekretari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI), Izedin Bytyqi.
Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e një personi të dyshuar, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Një revole e tipit MAUSER-ËERKR me dy karikator me nga shtatë fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër (54) fishekë 9 mm; Tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme; Tre telefona, një IPhone 15 ProMax, një IPhone 12 ProMax, një IPhone 11 ProMax Shtatëmbëdhjetë USB; Tre llaptop HP; Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.
Më tej thuhet se gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
https://kosovapress.com/bastisjet-ne-mmph-izedin-bytyqi-shoqerohet-ne-polici