Policia e Kosovës zhvilloi aksion kundër drogës në veri të Mitrovicës
Lexohet për: 1 min.
1-.-Uniforma-e-Policise-2-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër drogës në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës. Bëhet fjalë për një banesë në katin e njëmbëdhjetë, të shfrytëzuar nga një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani.

“Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M (shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb) janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë, 8 shok-bomba të modifikuara. I dyshimti nuk ka qenë aty”, ka thënë Elshani.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025