Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra
policia e kosoves-logo-ilustrim
06/10/2025 - 10:19
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë, në të cilën ka gjetur mallra komerciale që po transportoheshin pa dokumentacion përkatës. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 5 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, ku po ashtu ndodhej edhe pasagjeri i dyshuari tjetër shtetas i  Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur mallra komerciale [kompresor për traktor, 9-copë llustera, 1-frigorifer, e pajisje hidrauliku] të cilat po transportoheshin pa dokumentacionin e duhur me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia tha se në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026