Policia e Kosovës parandaloi kontrabandën, arrestohet një shtetas i Serbisë
Lexohet për: 1 min.
Siguri-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë nën dyshimin për kontrabandë me migrantë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në pikë-kalimin kufitar “Vërmicë” ku nga Shqipëria për në Kosovë po hynte kamioni të cilin e drejtonte shtetasi serb S.H.

Gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë hasur në rimorkio në brendësi katër (4) persona shtetas të huaj”, është bërë e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shtetasit e huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025