Zvogëlohet numri i protestuesve por edhe i policisë në Mitrovicën e Veriut
Lexohet për: 3 min.
veri 3
1 vit më parë
Linku u kopjua

(I plotësuar) Një pjesë e njësiteve të Policisë së Kosovës me autoblindat e tyre nga udhëkryqi në lagjen e boshnjakëve, përkatësisht rreth 300 metra larg protestuesve në Mitrovicën e Veriut, janë nis në drejtim të jugut të Mitrovicës. Ndërkohë, aty kanë mbetur një pjesë tjetër e pjesëtarëve të Policisë.

Kjo lëvizje, siç raporton ekipi i KosovaPress-it, erdhi pas diskutimeve që kanë zgjatur rreth 5 minuta, në mes majorit të Policisë së Kosovës dhe kolonelit të KFOR-it amerikan.

Një numër më i vogël i protestuesve po vazhdon të qëndrojë te udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Më herët, Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkovic- Llune.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar tre zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë”, shkruan ai.

Menjëherë, serbët lëshuan alarmin dhe ishin me qindra që u tubuan afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

“Llune”, “tradhti”, Vuçiq peder”, ishin brohoritjet e tyre.

..................................

Një pjesë e Policisë së Kosovës niset në drejtim të jugut

Pas diskutimeve që kanë zgjatur rreth 5 minuta, në mes majorit të Policisë së Kosovës dhe kolonelit të KFOR-it amerikan, pjesëtarët e policisë së bashku me autoblindat e tyre janë nisur në drejtim të jugut të Mitrovicës.

Një numër më i vogël i protestuesve po vazhdon të qëndrojë te udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Gjithashtu një numër simbolik i policëve po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

https://kosovapress.com/admin/arrestohet-organizatori-i-sulmeve-ndaj-kfor-it-lendohen-tre-police/

KosovaPress ka raportuar se qindra serbë u tubuan afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

“Llune”, “tradhti”, Vuçiq peder”, ishin brohoritjet e tyre.

Njësitet e ndryshme të Policisë së Kosovës, me automjetet e tyre, ishin pozicionuar në udhëkryqin e lagjes së boshnjakëve, përkatësisht rreth 300 metra larg protestuesve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkovic- Llune.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024