Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 28.10.2022, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR, KM, PZ, GL, UR, PE, DA apo ?A në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.
Sipas vendimit zyrtar nga data 1 nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.
Policia e Kosovës ka publikuar edhe formën e fletë-qortimit zyrtar “Qortim”, e cila do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar.
Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-076 për Policinë, Ligjit Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, nenit 27 (1.1) të Ligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje si dhe Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/103 të datës 28.10.2022, Policia e Kosovës lëshon këtë:
QORTIM – UKOR
për qarkullim me mjetin me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “?A”
Për shkak se me datën ___/___/2022 rreth orës ___:___ në lokacionin ________________ shoferi ___________________, me numër personal
Zato što je dana godine oko na lokaciju voza? sa li?nim brojem
, rodjen zate?en je na putu vozilom sa tablicama broj šasije
___________________________, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
___________________________ _________________________ ____________________________
K.I. e Zyrtarit Policor/ I.K. Policijskog Službenika Nënshkrimi/Potpis Stac.pol/Njësia – Stan.pol/Jedinica
Në mënyrë që të hyni dhe qarkulloni në territorin e Republikës së Kosovës me këtë mjet, duhet të paraqiteni në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe të pajiseni me targa RKS më së largu deri më 21.04.2023. Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.05/103 të datës 28.10.2022, nga data 21.11.2022 për pronarët e mjeteve me targa regjistrimit të “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “?A” do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi. Pas datës 21.04.2023 këto mjete nuk mund të regjistrohen me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.
Za ulazak i kretanje na teritoriji Republike Kosova ovim vozilom, treba da se javite u Centar za Registraciju Vozila i da se snadbevate sa tablicama RKS najdalje do 21.04.2023. Na osnovu Odluke Vlade Republike Kosova Br.05/103 od 28.10.2022 godine, tako što od 21.11.2022 godine za vlasnike vozila sa registarskim tablicama “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” ili “?A” izri?e se kazna prema važe?im zakonima na snazi. Posle 21.04.2023 godine ova vozila ne mogu da se registruju na tablicama RKS, ulaze ili da se kre?u na i preko teritorije Republike Kosova.