Policia dhe Dogana e Kosovës identifikojnë sasi të substancës narkotike në Vërmicë
Lexohet për: 2 min.
PK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë identifikuar substancë narkotike, e dyshuar si kokainë, në sasi prej tetë gramë. Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë derisa kanë ndaluar një veturë me targa të huaja.

Policia ka bërë të ditur se ngasësi i mjetit ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është bërë në Shqipëri.

“Gjatë kontrollit të mjetit të lartcekur në një kuti çamçakëzi brenda një çante është gjetur një qese me pluhur të bardhë, substancë e dyshuar e llojit kokainë, në sasi prej rreth 8 (tetë) gramësh. Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit  i dyshuari Y. M. (viti i lindjes 2005) dhe pasagjerët me iniciale A. A. (viti i lindjes 2000), N. A. (viti i lindjes 1999) dhe E. O. (viti i lindjes 1999) që të gjithë shtetas të huaj, janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për intervistim, ku gjatë intervistimit nën prezencë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i dyshuari me iniciale Y. M. ka pranuar se sasia e substancës së dyshuar i përket atij dhe se e njëjta është blerë në Republikën e Shqipërisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge", ndërsa pasaporta e tij është sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025