Një djalë 16-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia në kryeqytetin Perth të Australisë Perëndimore, pasi goditi një burrë në shpinë me një thikë kuzhine.
Djali u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë. Viktima e tij, e cila nuk ishte e njohur për të, mësohet se është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.
"Në këtë fazë duket se ai veproi vetëm" tha Kryeministri i Australisë Perëndimore Roger Cook.
Policia në Australinë Perëndimore tha se ata morën një telefonatë vonë të shtunën nga adoleshenti i cili i kishte paralajmëruar se kishte ndërmend të kryente "akte dhune".
Tre oficerë mbërritën dhe gjetën një 16-vjeçar të armatosur me një thikë të gjatë kuzhine.
Adoleshenti u përshkrua si një person me "çështje komplekse" i cili ishte përfshirë për disa vite në një program anti-radikalizimi që synonte të kundërshtonte ideologjitë ekstremiste.
Ai gjithashtu falënderoi anëtarët e komunitetit mysliman të cilët kishin njoftuar policinë./BBC