Policia alarmon për sigurinë në rrugën Kijevë–Zahaq, kërkon masa urgjente nga kompanitë
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia alarmon për sigurinë në rrugën Kijevë–Zahaq, kërkon masa urgjente nga kompanitë
policiarrugore
24/07/2026 - 16:04
Linku u kopjua

Komandanti i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë, Kapiten Teki Sylaj, ka zhvilluar të premten një takim pune me përfaqësuesit e kompanive që po realizojnë punimet për zgjerimin e segmentit rrugor Kijevë–Zahaq, pjesë e rrugës nacionale N9.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, në takim u diskutua për sigurinë rrugore dhe menaxhimin e qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve, me theks të veçantë te masat parandaluese për rritjen e sigurisë në trafik, duke marrë parasysh edhe fluksin e shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve.

Policia kërkoi nga kompanitë punë-kryese që të shtojnë dhe përmirësojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor, duke vendosur shenja shtesë paralajmëruese dhe orientuese në zonat ku po zhvillohen punimet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt.

Në komunikatë thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë zbatimin e planeve operative dhe masave parandaluese për rritjen e sigurisë në komunikacion, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut, sinjalizimin rrugor, kufizimet e shpejtësisë dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, veçanërisht në segmentet ku po zhvillohen punime.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026