Polici plagos me armë nënën e tij në kryeqytet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Përleshje mes të rinjve në Prishtinë:
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një grua në kryeqytet është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij.

Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK), ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.  

“Prishtinë  04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024