Podujeva pa ujë, ndërprerje mund të ketë edhe në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
uji-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit në Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.

Sipas një njoftimit, kjo ka shkaktuar destabilizimin e  furnizimit me ujë për Podujevë, me ç'rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës.

“Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025