Skuadra e Mauricio Pochettinos, Chelsea e pret skuadrën e Championshipit, Leicester Cityn në çerekfinale të FA Cup të dielën.
Me gjysmëfinalet e turneut që do të zhvillohen në “Wembley”, një fitore do t’i jepte shansin Chelseat për të korrigjuar humbjen 1:0 ndaj Liverpoolit në finalen e Carabao Cup në muajin shkurt, raporton KosovaPress.
“Mes jush dhe meje, disa lojtarë nuk kanë fjetur para finales”, tha trajneri i Chelseat sot.
“Kjo është vetëm nga eksperienca, dhe përjetimi i këtyre situatave, ju mund të jeni më të mirë. Ne mësojmë nga eksperienca. Me dhimbje ju mësoni më shumë. Të rikthehemi në ‘Wembley’ do të jetë ndryshe. Një gjysmëfinale tjetër do të ishte mirë për ne. Ta kesh shansin për të arritur finalen dhe për tu kualifikuar në Evropë përmes FA Cup do të ishte masive”, tha më tej Pochettino.