"Po të njihej vepra e Demaçit, s’do të kishte kaq shpesh zgjedhje"
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Po të njihej vepra e Demaçit, s’do të kishte kaq shpesh zgjedhje"
Adem Demaci foto
08/04/2026 - 11:30
Linku u kopjua

Veprimtari shqiptar kombëtar, Adem Demaçi ishte faktor strukturor në konsolidimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në aspektin ushtarak dhe mobilizimin mbarëkombëtar për luftën e drejtë. Dhe sikurse politikbërësit në Kosovë ta vlerësoni dhe respektonin jetën dhe veprën e Demaçit nuk do të kishin nevojë kaq shpesh t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese dhe kutive të votimit.

Kështu u tha në tryezën shkencore të organizuar nga Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri” me rastin e  90 vjetorit të lindjes së veprimtarit kombëtar, Adem Demaçi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Albanologjik, Fadil Grajçevci tha se pa emrin e Adem Demaçin nuk mund të shkruhet historia e re e Kosovës.

Sipas tij, sikur politikbërësit në Kosovë ta respektonin dhe vlerësonin më shumë jetën e Demaçit, nuk do t’i drejtoheshin kaq shpesh Gjykatës Kushtetuese dhe qytetarët nuk do të kishin nevojë t’u drejtoheshin kaq shpesh kutive të votimit.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, liderët politik po ta njihnin dhe respektonin e veprës së Demaçit në këto kohë krizash do të ishin më vetëmohues.

Drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli u shpreh se figura e Demaçit zë një vend të rëndësishëm në historinë politike shoqërore e kulturore në gjitha trevat shqiptare.

Shala-Peli tha se Demaçi ishte simbol i qëndresës sonë për liri.

Profesori Hysen Matoshi e quajti veprimtarin kombëtar përfaqësuesi suis generisë i zëri të popullit, i cili siç tha ai nuk iu nënshtrua asnjë kompromisi apo pazari të elitave politike.

Sipas Matoshit, me figurën e Adem Demaçit para botës shqiptarët gjithmonë mund të krenohen.

Për rolin e veprimtarit, Adem Demaçi në përfaqësimin politik dhe masivizim të luftë, profesori, Arbër Kadri tha se Demaçi ishte faktor strukturor në konsolidimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në aspektin ushtarak dhe mobilizimin mbarëkombëtar për luftën e drejtë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026