“PlayOff” i Ligës së Konferencës, Struga do të luajë në “Elbasan Arena”
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pasi që stadiumi i Strugës nuk i plotësonte kushtet e UEFA-s, ndeshjen kundër Breidablik skuadra shqiptare nuk do ta luajë si vendas në Maqedoninë e Veriut.

Pas konsultimeve me UEFA-n, është marrë vendimi që stadiumi i Strugës nuk i plotëson kushtet për ta zhvilluar ndeshjen, kështu që dueli kundër Breidablik do të luhet në Shqipëri, raporton KosovaPress.

Përballja mes Strugës dhe Breidablik i takon fazës së “PlayOff-it” të Ligës së Konferencës, dhe luhet më datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena” me fillim nga ora 19:00.

FSHF e bëri të ditur se asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye ra dakord që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024