Skandalet në familjen mbretërore të Spanjës duket se nuk kanë fund.
Ndonëse një vit më parë, ish-mbreti 84-vjeçar, Juan Carlos, u “arratis” në Dubai për të “shpëtuar” monarkinë, pas përfshirjes së tij në një skandal ryshfeti dhe lidhjeve të njëpasnjëshme jashtëmartesore, një skandal i ri vjen për të prishur qetësinë në Pallatin Mbretëror të Madridit.
Edhe pse fillimisht shtypi spanjoll raportoi për një grua misterioze që shoqëronte kunatin e mbretit, identiteti i gruas u zbulua në kohë rekord.
Gruaja "misterioze" është 43-vjeçarja, Ainoa Armenia, e cila punon si kontabiliste në të njëjtën kompani me 54 vjeçarin, bashkëshortin e motrës së Mbretit të Spanjës.
Edhe pse pas publikimit të fotove të dhëndrit mbretëror me dashnoren e tij, shpërtheu skandal i madh në vend një burim i afërt me Infanta Cristina ka thënë për revistën "Hola!" se motra e Mbretit nuk u befasua me foton pasi ajo është në dijeni të marrëdhënies të shoqit me kontabilisten.