Planifikuan rrëmbimin e një 49-vjeçari, ndalohen katër persona në Sarandë
Lexohet për: 1 min.
policia sarande
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Katër persona që dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në Sarandë janë arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Skënderbeu”, kur pas kontrollin në makinën e Angelos Tsimperis me pasagjerë shtetasit Juljan Brinja, Sandri Brinja e Gjergji Prenga, policia gjeti një armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike.

Katër të ndaluarit dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në qytetin bregdetar. Nuk dihen shkaqet, ndërkohë që ndaj të ndaluarve pritet të nisë hetimi për veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024