Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe nënpresidenti i SHBA-së JD Vance kanë dhënë detaje nga diskutimet e tyre sot në margjina të konferencës së sigurisë në Munih, duke thënë se patën një "bisedë të mirë" dhe se "ky nuk do të jetë takimi i parë, por as i fundit".
Zelensky tha pas takimit me DJ Vance se nevojiten bisedime të gjata për përgatitjen e një plani që do të ndalojë Putin dhe për t'i dhënë fund luftës.
Para takimit, Zelensky kishte shprehur gatishmërinë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, por vetëm pasi të ishte arritur një plan paqeje me liderët amerikanë dhe evropianë.
Zelensky ishte ndër liderët e parë që foli në konferencën e Munihut, duke përcaktuar kushtet e tij pas presionit të SHBA për një zgjidhje të luftës.I pyetur për marrëdhënien e tij me Trump, ai tha se presidenti republikan i dha atij numrin e tij privat të telefonit.
"Ishte qesharake... Ai më tha se mund ta telefonoja sa herë të doja. E falënderova dhe i kujtova që ma kishte thënë herën e fundit, por nuk ma dha numrin e tij. Ai u përgjigj: "Mirë, mund të më telefonosh sa herë të duash", komentoi Zelensky bisedën me Trump.
I pyetur se si SHBA planifikon të ecë përpara nëse Ukraina nuk dëshiron të ulet në tryezë me Putin, Vance tha se një ekip i lartë është i përfshirë në negociata dhe se është "e rëndësishme që të mblidhemi së bashku" për të biseduar, duke shtuar se kjo është gjithçka që ai do të thotë për momentin.