Plani për “Kalabrinë”, tensione e përplasje mes Ramës dhe opozitës
Lexohet për: 1 min.
perplasja
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e rregullt në të cilën po diskutohet për planin urbanistik të lagjes Kalabria.

Të zëshëm ishin deputetetët nga opozita si nga ajo AAK-së dhe AKR-së të cilët kërkuan që komuna të ndryshojë mënyrën planit urbanistik.

Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje, kurse kryetari Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për Kalabrinë.

Asmbleisti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bahri Gashi, ka akuzuar komunën për tentim të betonizimin e Kryeqytetit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të kryeqytetit i cili e ka kundërshtuar këtë gjë, duke thënë se ne nuk betonizojmë, por bëjmë punë.

Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe banorët e lagjes Kalabria të cilët nga Rama kërkuan t'i mbajë premtimet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025