Haradinaj e Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së, Parduzi tërhiqet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
473548486_1341641620196032_3867979265191715091_n
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e tyre për kryetar të kësaj organizate. Derisa, pretendenti tjetër Kapllan Parduzi u tërhoq nga kjo kandidaturë.

Sot në në Kuvendin e pestë zgjedhor OVL-UÇK, pritet që të bëhet zgjedhja e kryetarit.

Në një fjalë rasti, Hysni Gucati tha se kandidaturën e tij për kryetar e shpalli për të vazhduar përkushtimin tij në mbrojtje të vlerave të luftës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Ai u zotua se do të kryej punën me  dinjitetin në mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK-së dhe veteranëve të luftës.

Ndërkaq, Nasim Haradinaj bëri thirrje që për këtë pozitë të zgjidhet më i devotshmi. “Nëse i plotësoj kushtet me devotshmëri iu ftoj për votim” u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, Kapllan Parduzi u tërhoq nga kandidatura për pozitën e kryetarit të OVL-UCK-së derisa potencoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe.

Sipas tij, viteve të fundit OVL-ja ka qenë inekszitente, siç tha ai duke mos u mbrojtur vlerat e luftës së UCK-së.

Pavarësisht kësaj, ai iu uroj punë të mbarë kundërkandidatëve në procesin e votimit.

Ndërkaq, pati kundërshtime sa i përket shqyrtimit, miratimit dhe rregullores për zgjedhje, porse u dakorduan që të futet në rend të ditës me plotësim ndryshime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025