Plani "Motoçikleta 2024", 61 gjoba në 24 orët e fundit në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
IMG-20240728-WA0016
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit ka ndaluar sot disa persona që po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Aksioni është ndërmarrë në kuadër të zbatimit të planit të veprimit " Motoçikleta 2024", me ç’rast janë shqiptuar 61 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion,  ndërsa janë konfiskuar 27 motoçikleta dhe skuterë nga drejtuesit që nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt.

Policia e Ferizajt paralajmëron aktivitete të shtuara në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve dhe apelon drejtuesit e motoçikletave për kujdes, teksa inkurajon qytetarët të raportojnë të gjitha kundërvajtjet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, numrat e telefonit 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025