Plagosja në Viti, policia jep detaje për motivin
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka thënë se pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor, dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit.

Të lënduarit sipas policisë janë dërguar për tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9x19 mm. Me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024