Plagosja në Lupç, Prokuroria lëshon masë ndalimi për pesë persona të dyshuar
Lexohet për: 3 min.
plagosja pd
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Pasditen e sotme, katër persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre me armë zjarri dhe një me thikë, si pasojë e një konflikti të armatosur në Lupç të Podujevës.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për KosovaPress se Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, derisa ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e pesë personave të dyshuar në këtë rast, për shkak të veprës penale "Vrasja në tentativë".

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se personat dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia.

Sipas saj, një person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për t'u intervistuar.

"Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, derisa ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e pesë personave të dyshuar në këtë rast, për shkak të veprës penale "Vrasja në tentativë". Personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia", thekson ajo.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Agron Çitaku ka thënë se një 50 vjeçar, që është në mesin e katër të plagosurve me armë zjarri në Lupç të Podujevë, është në rrezik për jetë.

Për këtë rast, Policia për Rajonin e Prishtinës kanë thënë për KosovaPress se deri janë tre persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lupç, derisa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit”, thotë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025